E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres dy femije ne sherr per bakrin e gjetur

Një 11 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallnur, kur nje nxënës i klasës së katërt sëbshku me shokun e tij të klasës ishin duke mbledhur bakër ne Shkallnur.
Policia sqaron se dy fëmijët fillimisht janë grindur me njëri-tjetrin dhe janë rrahur, me grushta e me pas 10 vjecari ka qëlluar me biçak ne bark 11 vjecarin, duke i shkatuar dëmtime serioze.
Shkak për konfliktin është bërë sasia e bakrit që 11 vjecari ka gjetur dhe qe nuk pranoi ta ndante me shokun e tij.
I dëmtuai ndodhet në sallën e reanimacionit në spitalin e Durrësit në rrezik për jetën, kurse policia pas hetimeve te para la të lirë autorin e plagosjes pasi për shkak të miturisë ai nuk mban përgjegjësi penale.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›