E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Durrës, dy të plagosur me armë zjarri pas konfliktit në Tik-Tok

Policia njofton se në Durrës dy të rinj janë plagosur me armë zjarri nga një bashkëmoshatari tyre pas një konflikti në rrjetin social Tik-Tok.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr. 10, ku “shtetasi K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës”.

Ndërkohë nga shërbimet e Policisë janë ngritur pika kontrolli, në akset rrugore, janë njoftuar pikat e kalimit kufitar, dhe po ushtrohen kontrolle në banesa e ambiente  ku dyshohet se mund te fshihet 25 vjeçari me qëllim ndalimin e tij.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën  për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›