Presidenti i Brazilit Lula i kërkoi SHBA-ve që të mos inkurajojë më luftën në Ukrainë

Presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva, është shprehur se SHBA duhet të ndalë inkurajimin e luftës në Ukrainë dhe duhet të fillojë të flasë për paqen. Në këtë mënyrë, komunteti ndërkombëtar do të jetë i aftë të bindë presidentët e Rusisë dhe Ukrainës që paqja është në interesin e të gjithë botës, u shpreh Lula për gazetarët gjatë një vizite në Pekini, ku u takua me homologun Xi Jinpng.
Vizita e Lulas në Kinë, që është edhe partnerja kryesore tregtare e Brazilit, u përqëndrua në fuqizimin e marrëdhënieve si dhe në dhënien e mesazhit se Brazili është kthyer sërish në një lojtar kyç në skenën botërore.
Lula ndërkohë po përpqiet të thellojë edhe marrëdhëniet me Uashingtonin. Në muajin shkurt ai u takua me homologun amerikane Xho Bajden. Ndërkohë ndryshe nga fuqitë perëndimire, as Kina dhe as Brazili nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë pas pushtitmit të Ukrainës, dhe të dy këto vende po përpiqen të pozicionojë veten si ndërmjetës në arritjen e paqes.
Para udhëtimit në kinë, presidenti Brazilian propozoi krijimin e një grupi vendesh për ndërmjetësim, dhe tha se do ta diskutonte këtë me Pekinin. I pyetur për këtë propozim pas bisedës së tij me presidentin kines, Lula nuk dha detaje. “E rëndësishme është të kemi durim që të flasim me Putinin dhe Zelenskin, por mbi të gjitha, është e rëndësishme të binden vendet që japin armë dhe inkurajojë luftën që të ndalin” tha ai.
/ rtsh /