E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, dy të plagosur pas një aksidenti në autostradë

Burime zyrtare nga policia e Durrësit bënë të ditur se Gazmend Gjoka, rreth 27 vjeç dhe Edmond Gjoka, 31 vjeç, të afërm me njeri-tjetrin, po udhëtonin me një autoveturë tip “Fiat”, kur janë goditur nga dy automjete të tjera përkatësisht tip “Benz” dhe “Ford”.

Gjendja shëndetësore e drejtuesit të automjetit tip “Fiat”, Gazmend Gjoka, është e rëndë, thanë burimet e policisë, duke shtuar se të dy kushërinjtë Gjoka janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën mjeksore.

Ngjarja ndodhi pranë fshatit Goxhas, 10 kilometra larg qytetit të Durrësit. Ekspertët e policisë rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit të rëndë.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-11-26 23:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›