E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lady Gaga i dhuron një restorant babait të saj

MANHATTAN – Këngëtarja Lady Gaga i dhuroi një restorant babait, Joe Germanottas, i cili është njëkohësisht edhe menaxheri i saj.

Mediat amerikane bëjnë të ditur se restoranti luksoz në Manhattan i ka kushtuar këngëtares rreth 50 mijë dollarë.

Pak ditë më parë Lady Gaga deklaroi se i jep babait të saj gjysmën e fitimeve, pasi është e bindur se pa ndihmën e tij nuk do të kishte sukses.

Sipas revistës “Forbes”, pasuria e Lady Gaga-s arrin në 150 milionë dollarë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›