E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA, 45-vjecarja përhap alarm terrorist në aeroport, rrezikon burgun

SHBA - Lizet Sariol ka dashur të marrë hak kunder te dashurit te saj, me të cilin kishte pasur një histori dashurie të shkurtër por intense.

E lënë nga një ditë në tjetrën prej te dashurit Adnen Mansouri, i cili kishte vendosur të kthehej në Los Angeles me avionin e parë,  45 vjecarja në fillim e ka kërcënuar dhe pastaj e ka denoncuar tek FBI si nje terrorist të rrezikshëm.

Pas kontrolleve ka rezultuar se francezi nuk ishte aspak një terrorist dhe e kanë lënë të lirë. Ndërsa gruaja me zemër të thyer tani rrezikon burgun për thyerje të ligjit sepse ka përhapur alarm terrorist.

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›