E Diel, 1 Nëntor 2026

Berlusconi Opozita tentoi nje grusht shteti


Një ditë pasi doli fitues në një votëbesim vendimtar në parlament, kryeministri italian, Silvio Berlusconi, e cilësoi si një grusht shteti tentativën e opozitës për ta larguar nga pushteti.

”U përpoqën të rrëzonin qeverinë nëpërmjet një grushti shteti burokratik, por ne qëndruam të bashkuar dhe e zmprapsëm këtë sulm”, deklaroi kryeministri, në një televizion italian. “Mendoj se kjo ishte një humbje me të vërtetë e rëndë për opozitën, e cila duhet të heshtë disa kohë dhe të lejojë qeverinë që të vazhdojë reformat e saj. Ata u përpoqën të fitonin duke u mashtuar. Bersani, Kasani, Di Pietro dhe Fini, me sa duket, i kanë bërë të gjithë llogaritë gabim”.

Opozita detyroi Kryeministrin Berlusconi që t’i nënshtrohej një votëbesimi në parlament, pasi ditë më parë ajo arriti të bllokonte me vetëm një votë miratimin e buxhetit.

Kryeministri iu referua edhe proceseve të hapura gjyqësore ndaj tij, për disa akuza të ndryshme, përfshi abuzim me detyrën, raporte seksuale me të mitura dhe korrupsion. “Jam i qetë dhe i përqendruar në punët e shtetit, pasi Italia sot ka gjëra më të rëndësishme se sa gjyqet e hapura ndaj meje. Do të kemi kohë për të folur, por në fillim mendoj të çoj deri në fund me sukses mandatin tim deri në 2013-n, duke e shpëtuar Italinë nga kjo krizë ekonomike globale”.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Lezhë, horror në Gjykatë
Salla e gjyqit lahet me gjak
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›