Protesta te sinkronizuara ne 82 shtete

Protestues në disa prej kryeqendrave më të rëndësishme të botës kanë dalë në rrugë, për të demonstruar kundër shkurtimeve qeveritare dhe marrëveshjeve të paligjshme midis koorporatave.
Organizuesit e fushatës “Pushtimi” informuan se protesta e tyre do të marrë jetë në 951 qytete, në 82 shtete të ndryshme nga Azia, Afrika, Europa, Amerika e Jugut dhe ajo e Veriut.
Disa qindra persona dolën në protestë në orët e para të mëngjesit të sotëm, me orën shqiptare, në qytetet australiane dhe në disa pjesë të Azisë Lindore.
Një përhapje e tilë përbën një zgjerim të mëtejshëm të protestave që nisën më parë gjatë javës në “Wall Street”, Nju Jork.
”Jemi të bashkuar në një zë, për t’i bërë politikanët dhe elitat financiare të cilave u shërbejnë, të kuptojnë se jemi ne, njerëzit e zakonshëm, ata që vendosin vetë për të ardhmen e tyre”, shkruhej në faqen e internetit të lëvizjes.
Pas pjesëmarrjes së disa mijëra personave në Melburn, Sidnei, Okland dhe Tokio, organizatorët presin të shohin një pjesëmarrje masive dhe në disa qendra kryesore të Europës, si Londër, Madrid, Romë dhe Athinë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Lezhë, horror në Gjykatë
Salla e gjyqit lahet me gjak
Arvizu: 21 janari? Pres drejtësi
Amnistia, nuk zgjatet afati
Partitë, si në vitin 1914
Të miturit nëpër burgje, UNICEF: Nuk arsimohen