E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres e Kavaje tre aksidente ne 30 minuta

Tre aksidente te renda automobilistike me dy te vdekur dhe nje te plagosur rende kane ndodhur ne Durres e Kavaje ne nje hark te shkurter kohor. Ngjarjet rrugore kane ndodhur brenda harkut kohor te 30 minutave pas ores 5 te pasdites se te shtunes.

Ngjarja e pare ndodhi ne afersi te Ures se Dajlanit ne superstraden Tirane-Durres ku nje grua e moshuar ende e paidentifikuar mbeti e vdekur pas perplasjes me nje furgon mallrash me targa te Kucoves qe drejtohej nga 24 vjecari Edmir Skuraj i cili eshte ndaluar nga sherbimet e policise rrugore.

Viktima eshte perplasur me furgonin pasi ka kapercyer trafikndaresen per te kaluar ne anen tjeter te superstrades.

Nderkaq nje tjeter kembesor ka mbetur i vdekur ne Kavaje pas perplasjes nga nje automjet qe eshte larguar me shpejtesi duke perfituar nga erresira. I vdekur nga perplasja ka mbetur shtetasi Hamit Celpeza 64 vjec nga Kavaja.

Nje aksident i ngjashem me ate te Kavajes ka ndodhur vetem pak minuta me pas ne Nishtulla te Durresit ne afersi te Gjykates se Apelit. Nga goditja qe ka marre prej nje automjeti te paidentifikuar eshte plagosur rende Gezim Hasa 50 vjec nga Rrashbulli.

Ne tre vendngjarjet kane mberritur forca te policise rrugore te cilat kane kryer veprimet e para dhe po hetojne per te identifikuar dy mjetet dhe drejtuesit e tyre qe braktisen kembesoret e goditur dhe vendin e ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›