Wikileaks perfshihet edhe Shqiperia

Ne dokumentat sekrete te Wikileaks qe parashikohet te publikohen se shpejti perfshihet edhe Shqiperia me saktesisht prapaskenat e marredhenieve diplomatike mes vendit tone dhe Greqise.
Lajmi njoftohet nga burime prane Ministrise se Jashtme greke sipas te cilave ambasadori helen ne Uashington ka paralajmeruar Ministrin e Jashtem grek Drucas per rrjedhjen e ketyre dokumenteve te cilesuara si te klasifikuara.
Dokumentet pritet te nxjerrin ne pah fakte tronditese ne lidhje me marredheniet mes Tiranes dhe Athines per rolin e Greqise ne jug te Shqiperise dhe per paktin ujor mes dy vendeve qe u rrezua pak muaj me pare nga Gjykata Kushtetuese ne Tirane.
Ne dokumenta perfshihen edhe dosjet sekrete te marredhenieve mes Greqise dhe disa shteteve te tjera.
Nderkohe Ministri i Jashtem grek Drucas ka kerkuar sqarime se si kane perfunduar ne duart e SHBA-se informacione te klasifikuara si top secret nga qeveria greke.