E Diel, 1 Nëntor 2026

Levizja Tirana per piramiden ne javen e katert

Ne te shtunen e katert te organizimit te eventeve kundra shembjes se piramides nga grupi Tirana per piramiden eshte celur nje ekspozite me foto qe paraqisin nje rezyme te aktiviteteve te zhvilluara nga ky grup. Paralelisht me ato po mblidhen edhe firma te qytetareve ne mbrojtje te Piramides.

Ne nuk jemi thjesht te atashuar tek ideja e piramides si godine por tek gjithe hapesira publike dhe kultuara e te shijuarit te hapesires publike qe ajo perfaqeson dhe nje nga qellimet tona eshte ta rivitalizojme kete hapesire te tregojme qe edhe me kontribut minimal e me vullnet gjerat mund te arrihen dhe qytetaret te sensibilizohen. Ne tre jave kemi mbledhur 3 mije kontakte me nje aktivitet te perqendruar kryesisht tek e shtuna u shpreh Florian Hasko pjesetar i grupit Tirana per piramiden.

Sipas pjesetareve te grupit Tirana per piramiden ne ditet ne vijim ata do te bejne nje kerkese prane KQZ-se per nje referendum vendor per tu mundesuar qytetareve te Tiranes shprehjen e lire te vullnetit te tyre per prishjen ose jo te Piramides.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›