E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, e përplas makina, vdes tragjikisht 14-vjecari

DURRËS- Një 14-vjecar humb tragjikisht jetën si pasojë e një aksidenti në qytetin e Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15 minuta të mbrëmjes së sotme në zonën e plazhit, ndërsa sipas policisë viktimë e këtij aksidenti ka mbetur 14-vjecari Retmir Gjurgjaj, i cili po udhëtonte me një bicikletë.

Mësohet se vogëlushi po udhëtonte me bicikletën e tij teksa është përplasur papritur nga një mjet tip fuoristradë me targa të Tiranës 78-03 M e drejtuar nga 43-vjecari Ilir Serjani.

Përplasja ka qenë fatale për të miturin, i cili ka ndërruar jetë në vendnngjarje.Policia ka ndaluar 43-vjecarin Serjani, ndërsa ka nisur punënë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›