E Shtunë, 31 Tetor 2026

Roma ndal vrullin e Atalantës, fiton 3-1

Roma është rikthyer e bukur dhe fituese. Skuadra verdhekuqe ka mposhtur 3-1 Atalantën, në ndeshjen e parë të javës së pestë të Serisë A. Golat e Bojan Kërkiç dhe Osvaldos, dy sulmuesit e blerë këtë verë, si edhe ai i Simplisios, i kanë dhënë fitoren e dytë radhazi ekipit të drejtuar nga Luis Enrike, që arrin fitoren e dytë radhazi dhe del përfundimisht nga kriza.

Kritikat ndaj trajnerit spanjoll duket sikur janë të një kohe tjetër, pasi skuadra e re e ndërtuar prej tij ka nisur tashmë të funksionojë. Ndeshja në fakt është vendosur që në pjesën e parë, të cilën Roma e ka luajtur në një mënyrë të shkëlqyer, duke bërë presing në çdo top dhe duke shtangur bergamaskët.

Atalanta shkonte në “Olimpiko” me statusin e kryesueses virtuale, pasi ka bërë më shumë pikë se çdo ekip tjetër, por e nisi sezonin me një penalizim prej 6 pikësh. Ekipi i Kolantuonos ka treguar edhe dje se gëzon një formë të mirë, duke shkurtuar përkohësisht rezultatin me Denis, i cili arrin Palasion me 4 gola në Serinë A.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›