Rama: Koha për një përballje publike me Berishën, pres përgjigje
TIRANË- Kreu i opozitës Edi Rama për herë të parë, sfidon kryeminsitrin e vendit Sali Berisha, duke i kërkuar në një përballje publike para shqiptarëve, në mënyrë që t'i kthejë përgjigje personalisht për akuzat dhe ofertën e bërë nga opozita.
“Eshtë koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, ku Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë prej nesh veç e veç. Le të vijë e ta bëjë publike përballë meje kundërofertën e tij, natyrisht nëse e ka një të tillë për të kërkuar mirëkuptimin e opozitës që të mbushen gropat e thella që Shqipëria ka përpara në rrugën e integrimit. Jam gati të mbroj ofertën tonë, të tregoj me prova, fakte, shifra të vërtetën e keqqeverisjes së këtyre gjashtë vjetëve, të dëgjoj me vëmendje të plotë kundërofertën nëse kjo ekziston. Shqiptarët pastaj le të na dëgjojnë e gjykojnë”,- thekson Rama.
Kreu i Partisë Socialiste në shkrimin e radhës duke nënvizuar se propozimi i paketës me 10 pika është hapi i parë i opozitës për bashkëpunim për të mirën e Shqipërisë, kërkon një qëndrim zyrtar të qeverisë për ofertën e bërë.
“Sidoqoftë këmbëngulim të dimë, shkoqur, qëndrimin zyrtar të qeverisë për ofertën tonë. E do apo nuk e do kjo qeveri paktin me opozitën për përshpejtimin e integrimit europian, duke adresuar drejt të gjitha kritikat e kërkesat e Bashkimit Europian dhe punuar së bashku në parlament për të rimëkëmbur shtetin, drejtësinë, institucionet me një proçes politik europian? Eshtë pak po e sigurtë se duke anatemuar opozitën nuk përshpejtohet integrimi”,- thekson Rama.
Kryesocialisti Rama rrugën që ka ndjekur opozita e quan të drejtë. Në shkrim nënvizon se gjithcka është ndjekur për të demaskuar sipas tij vjedhjen e pushteti që mazhoranca i bëri Partisë Socialiste.
“Kemi paguar edhe çmimin tonë pa asnjë ngurrim. Por sot ama s’ka më shqiptar e ndërkombëtar që të mos e dijë se zgjedhjet në Shqipëri janë vjedhur dy herë, një herë në terr në gjithë vendin, herën e dytë ditën për diell në Tiranë dhe përsëri në terr shumëkund ku sytë e vëzhguesve s’kanë depërtuar dot në 8 maj. Raporti i OSBE/ODHIR-it është i qartë. Raporti i pritshëm i Komisionit Europian s’ka dyshim se do të jetë krejt i qartë. Sakrifikimi i Tiranës i vuri kapakun çdo dyshimi se lufta jonë qe për pushtet dhe jo për demokraci në një shtet të kapur nga litarët e interesave të paligjshme”,- nënvizon Rama.
Kreu i Partisë Socialiste vijon duke deklaruar se propozimi i opozitës është pikënisja e një marrëdhënieje të re në Parlament, ndërkohë i bën thirrje qeverisë që të dëgjojë zërin e opozitës pasi në të kundërt sipas Ramës ajo që humbet është Shqipëria.
“Nëse qeveria e dëgjon zërin e arsyes sonë aq më mirë. Fiton Shqipëria pa humbur tjetër kohë dhe kjo na intereson përpara të gjithave. Nëse në të kundërt, Saliu vazhdon kështu siç duken të gjithë gjasat, humbet Shqipëria dhe shtohen hesapet e hapura mes popullit dhe këtij pushteti që vodhi votat për të vjedhur Shqipërinë”,- bën thirrje Rama.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Shkrimi i plotë, Rama: Koha për një debat publik