Durres ekzekutohet 23-vjecari nisin hetimet ne pisten e hakmarrjes

Nje 23-vjecar eshte vrare ne oret e mbremjes ne qytetin e Durresit. Viktima e atentatit ishte Arber Bardhi i cili ka qene duke pire kafe me miqte e vet kur eshte thirrur me telefon dhe eshte terhequr ne nje zone me pak ndricim ne lagjen nr.4 te qytetit nje vend ne afersi te stacionit te vjeter te trenit. Ne afersi te nje hyrjeje dhe nje garazhi ai eshte qelluar rreth 5 here me pistolete dhe me pas vrasesit jane larguar me makine. Ngjarja ndodhi rreth ores 2045.
Nuk dihet ende biseda qe eshte bere ne telefon dhe qe pritet te zbardhet nga hetimet e metejshme te policise dhe tabulatet telefonike. Sipas hetimeve paraprake rezulton se ai eshte qelluar nga njeri cep i nderteses ne nje distance prej rreth 7 metrash dhe ka marre pese plumba. Pasi eshte goditur ka rene pa ndjenja dhe pavaresisht shpejtesise se dergimit te spital ka humbur jeten. Sipas deshmitareve te pranishem autori eshte larguar menjehere nga vendngjarja ku jane gjetur 5 gezhoja pistolete. Ne afersi te vendit ku kishte rene viktima ndodhej edhe nje thike te cilen dyshohet se e ka pasur viktima per vetembrojtje.
Forcat e policise nen drejtimin e Drejtorit te Qarkut Aleks Hajdari kane rrethuar dhe krehur zonen per te mundesuar kapjen e autorit. Sipas te dhenave te para policia po heton ne pisten e hakmarrjes pasi babai i te riut ndodhet ne burg per vrasje nderkohe edhe vete viktima ka qene ne burg pasi u arrestua rreth dy vjet me pare per mbajtje pa leje te municioneve luftarake dhe per grabitje.
Ne kohen qe policia ndodhej ne vendngjarje ne te dale te Durresit nje mjet tip Benz me targa te Tiranes eshte perplasur me traun ndares te rruges dhe policia ka shoqeruar shoferin. Ende nuk dihet nese dy ngjarjet kane lidhje me njera-tjetren.