E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres ekzekutohet kambisti

Një kambist u vra me armë zjarri në zonën e Plazhit, në Durrës, gjatë një tentative grabitjeje.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, me kambistin Fatmir Kolcarja. 46 vjeç, që u qëllua pranë banesës së tij.

Sipas policisë, qëllimi i sulmit ishte grabitja e shumës që parave që Kolcarja mbante me vete, por përballë rezistencës së viktimës, autorët e qëlluan për vdekje.

Ende nuk është e qartë se cilët ishin vrasësit, ndërsa po punohet për identifikimin e tyre.

Me pare gjate javes, nje shtetas (Admirim Sako) u VrasjeItali, vritet shqiptarja me 4 plumba Qëllohet miku i Elton Delisë Vrasje me armë zjarri në Shkodër vra ne afersi te Gjykates se Tiranes, nga nje i dyshuar si vrases me pagese, me ekzekutorin qe u largua ne drejtim te paditur nga rruga "Myslym Shyrri", nje prej artiereve kryesorete kryeqytetit.

Gjithashtu gjate javes, nje i ri u vra ne Fier, me motiv te dyshuar nje shume prej 50 mije lekesh te fituar nga nje bast sportiv, ndersa komisari Musa Skura, i plagosur ne nje shkembim zjarri me disa trafikante armesh ne rrethinat e Burrelit, nderroi jete pas disa ditesh qendrimi ne nje spital ne Itali.

Reagimi në Twitter i Ramës: Rendin, për 300 ditë. Rrënimi i policisë shtoi krimet

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, ka reaguar edhe kryetari i opozitëz shqiptare, Edi Rama.

Në disa komente në Twitter, Rama thotë: “Krimi godet përsëri! E vrasin për t’i marrë paratë! 300 ditët e para të qeverisjes, prioritet rivendosja e autoritetit të policisë në territor”.

Ai shton më tej: “Yryshi i krimit është pasojë e rrënimit moral e profesional të policisë, nga një kupolë drejtuese e paaftë dhe e korruptuar. Duhet rilindje me patjetër”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›