Në librin Kurban, Rama lë një dritare hapur për riafrim me Metën
Pasi në faqet 69-70 të librit Kurban jep një opinion tejet negativ për Ilir Metën, Edi Rama, në faqen 71, hap një dritare për një rishikim të këtij opinioni në të ardhmen. Shkruan Rama: Sidoqoftë, e gjitha kjo është një pamje e krijuar në vite, nga afër e larg, nga brenda e jashtë, si bashkëpunëtor e kundërshtar, që, ashtu siç nuk është e thënë të jetë më shumë sesa një e vërtetë thjesht e imja, sështë as e thënë të mbetet e vërteta ime e fundit për Ilir Metën. Kjo botë është e bukur, sepse nuk është e dhënë njëherë e përgjithnjë Dhe në faqen 72, Rama e mbyll opinionin e tij me një vlerësim pozitiv për Ilir Metën: Çka, pa farë dyshimi, koha ska për ta ndryshuar në mendjen time e sdo ta ndryshojë as mendimin tim, nëse kaloj ndonjëherë në këta rreshta vite më vonë, është vlerësimi im pozitiv për mbështetjen e tij në kohën kur Tirana nisi fluturimin nga aty ku sshihej qielli e shpresa kalbej në plehra.
*respublica.al
