E Shtunë, 31 Tetor 2026

039Meta-Prifti039 Gjykata rrezon 10 pyetjet te prokurorise per ekspertet

Ka marre nje tjeter rrjedhe procesi ndaj ish-zevendeskryeministrit dhe kreut te LSI-se Ilir Meta i akuzuar nga prokuroria per korrupsion. Pas verifikimit te eksperteve shqiptare te video pergjimit i cili e nxori videon te tjetersuar dhe jo autentike ka qene radha e akuzes per te kerkuar sqarim ne lidhje me kete perfundim. Per kete arsye prokuroria i drejtoi eksperteve 37 pyetje nga te cilat gjykata vendosi te heqe dy ndersa per 10 te tjera te shkurtoje disa nenpyetje te cilat kolegji i cilesoi sugjestionuese. Pyetja baze e prokurorise kishte te bente me faktin se perse ekspertet kishin arritur ne perfundimin se pergjimi nuk ishte kryer nga ora kamer e Dritan Priftit. Dhe nese kjo ishte e vertet si shpjegohet tik-taku qe degjohet ne video.Ndersa nje tjeter pyetje ka te beje me programet qe ekspertet kane perdorur per ekspertimin e videos dhe nese keto programe jane te licencuara.Pyetjet per ekspertet u drejtuan edhe nga perfaqesuesit ligjor te ish-zevendeskryeministrit Meta. Pala mbrojtese ka paraqitur 7 pyetje me shume me karakter teknik te cilat u pranuan te gjitha nga gjykata. Ndersa ceshtja me e rendesime kishte te bente me nderhyrjet ne lap-topin e Priftit. Avokatet i kerkuan eksperteve sqarime ne lidhje me perfundim e arriturse ne lap-topin e dorezuar nga Dritan Prifti rezultojne nderhyrje edhe ne daten 1 shkurt 2011 kohe kur lap-topi ka qene i bllokuar nga prokuroria. Te gjitha ketyre pyetjeve ekspertet do ti japin pergjigje diten e hene ku u caktua edhe seanca e radhes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›