Durres mbytet anija nje i vdekur

Foto arkiv Një anije mallrash është fundosur si pasojë e përplasjes me një traget të linjës Durrës-Bari në orët e para të ditës së enjte.
Udhëtarët që ndodhen në bordin e tragetit njoftojnë se kanë parë ekuipazhin e tragetit të nxjerrë me varkë nga deti një trup të pajetë. Dy persona të tjerë, të cilët mendohet se i përkisnin anijes së mallrave, janë shpëtuar nga mbytja prej grupeve të shpëtimit të tragetit. Mësohet se grupet e shpëtimit kanë ndërprerë kërkimet në det.
Përplasja ka ndodhur rreth 2 orë pas nisjes së tragetit nga Porti Durrësit. Në vendngjarje është afruar një tjetër anije mallrash. Udhëtarët tregojnë gjithashtu se trageti ka ndezur motorrët, por nuk dihet ende nëse ka pësuar dëmtim nga përplasja me anijen e mallrave apo nëse do të vazhdojë udhëtimin drejt brigjeve italiane.
Nuk ka informacion në lidhje me numrin e saktë të ekuipazhit të anijes së mbytur dhe ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga autoritetet portuale të Durrësit për ngjarjen e rëndë.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga kronika Tre të plagosur në Shkodër
Tre persona janë plagosur me armë zjarri në mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit “Ura e Thive”. Kapet vrasësi i Kavajës
Njeriu që terrorizoi për ditë të tera segmentin rrugor Kavaje – Lushnjë, i cili pasi ekzekutoi një taksist dhe vrau një roje karburanti u arrestua nga policia mesnatën e se martës. Bulqizë, ndërpritet puna
Minatoret e Bulqizës bojkoktuan punën të mërkurën në minierë, në shenjë proteste për tragjedinë e një dite më parë. Po ashtu u zhvillua edhe ceremonia e varrimit te minatorit qe humbi jeten, Naim Shyti. Tre minatorë në spital
Tre nga minatorët e plagosur nga shpërthimi i gazit në minieren e kromit Bulqizë janë dërguar për kurime të mëtejshme në Spitalin Amerikan në Tiranë disa ore pasi morën ndihmën e urgjencës në Spitalin Ushtarak.
Trevizo, shkatërrohet banda e shqiptarëve
Policia e Trevizos ka shkatërruar në një operacion policor një organizatë italo-shqiptare që shfrytëzonin prostitucionin.
Lajmet kryesore
Fotoja në TCH, Frattini zihet ngushtë
Farnesina: Lavitola-n e njihte Meta
Historia e Lavitolas me Shqipërinë
“8 Maji, Tirana burim konflikti”
Ceremonia e varrimit të minatorit