E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres fundoset cisterna prane bregdetit

Dy antarë të ekuipazhit të një anije çisternë që u përfshi nga flakët mesditën e së dielës rezultojnë të zhdukur, njëri u konfirmua i vdekur, ndërsa ndërsa 11 të tjeret u shpëtuan nga roja bregdetare.

Zjarri e përfshiu anijen vetëm gjashtë milje larg bregdetit në Porto Romano, në Durrës.

Çisterna me flamur panamez dhe me kapiten slloven shkarkoi karburantin në portin e hidrokarbureve në Porto Romano dhe ishte nisur drejt Italisë kur u përfshi nga flakët.
 
Forcat e policisë kufitare dhe ato të kapitenerisë e kanë ndihmuar 11 pjestarët e ekuipazhit t’i shpëtojnë vdekjes, ndërsa tre të tjeret janë duke u kërkuar ende. Njëri prej tyre është rikuperuar në det i vdekur.

Vetëm 30 minuta pas rënies së zjarrit, anija u fundos.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›