E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koncert memorial për Amy Winehouse

Koncerti përkujtimor në nder të këngëtares së ndjerë Amy Winehouse pritet të mbahet më vonë gjatë këtij viti, teksa po ideohet se si të bëhet realizimi i tij.

Babai i këngëtares së ndjerë është duke punuar për këtë koncert, që pritet të mbledhë të holla për fondacionin e bamirësisë së Amyt. Mitch është duke biseduar me bashkëpunëtorët e tij nëpër televizione për ta bërë koncertin transmetim të drejtpërdrejtë me pagesë (pay-per-view).

“Pohimet se ITV ka marrëveshje për koncertin janë ta pamatura. Të gjitha opsionet janë të hapura për momentin, por ideja është që ta bëjmë koncertin drejtpërdrejt të transmetueshëm për të gjithë fansat anë e mbanë botës. Artistë të mëdhenj do të rezervohen dhe njerëzit do të duan ta shohin këtë koncert. Do të jetë ngjarje e madhe”, tha një burim i The Sun.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›