E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin për bashkëpunim

Rritja e bashkëpunimit dhe realizimi i projekteve të përbashkëta në fushën e kulturës, sportit, rinisë dhe trashëgimisë kulturore kanë qenë në fokus të bisedës në takimin e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, me drejtoreshën për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Prishtinës, Vlora Dumoshi.

Ministri Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e tij që të rritet bashkëpunimi mes MKRS-së dhe Komunës së Prishtinës, duke theksuar kështu mbështetjen e ministrisë për realizmin e disa projekteve kapitale në sport, kulturë dhe trashëgimi kulturore. Me theks të veçantë u bisedua për realizimin e disa projekteve kapitale, siç është ndërtimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor, që MKRS ka planifikuar ta fillojë gjatë këtij viti. Duke folur për trashëgiminë kulturore, ministri Krasniqi theksoi nevojën për një përkushtim më të madh nga Komuna dhe MKRS.

Ndërkaq, drejtoresha Vlora Dumoshi e njoftoi ministrin me angazhimin e tyre për përmirësimin e gjendjes në kulturë, sport dhe trashëgimi kulturore në kryeqytet. Ajo foli për disa projekte që ka në plan Komuna e Prishtinës të realizojë gjatë këtij viti dhe shfaqi gatishmërinë që të koordinojë punët bashkë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për jetësimin e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›