Durrës, gjendet një kufomë e dekompozuar e seksit femër

Një kufomë e dekompozuar është gjetur sot në zonën e Ishmit. Sipas informacioneve, kufoma e seksit femër rreth 27-28 vjeç, është gjetur në një kanal.
Mësohet se kufoma ishte e dekompozuar, gjë që vëshirëson edhe identifikimin e saj. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për identifikimin e autorëve.