Durrës, gjendet trupi i pajetë i një gruaje
DURRES - Trupi i pajetë e një gruaje është gjetur mbrëmjen e djeshme pranë plazhit të Currilave në Durrës.
Burime zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se viktima B. F., rreth 40 vjeç, banuese në lagjen 4 të Durrësit, ishte larguar një natë më parë nga shtëpia dhe trupi i saj është gjetur nga kalimtarët, rreth 2 km larg lagjes ku banonte.
Sipas të dhënave të para, mendohet se 40-vjeçarja është vetëvrarë duke u hedhur në një nga lartësitë e kodrave pranë Currilave.
Këto dyshime bazohen në dëshmitë e familjarëve sipas të cilëve 40-vjeçarja, e cila kurohej për një sëmundje depresive, ka tentuar edhe herë të tjera vetëflijimin.
(er.nu/BalkanWeb)