Federer, mbret në Uimbëlldon, arrin rekordin e Sampras
ANGLI- Roxher Federer ka fituar për herë të shtatë në karrierë Grand Slemin e Uimbëlldonit, duke mposhtur 3-1 me sete tenistin skocez Endi Mërrei. 4-6, 7-5, 6-3, 6-4 kanë qenë shifrat e kësaj përballjeje, që kanë konfirmuar tenistin zvicerian si mbret të këtij turneu.
Ndonëse mbështetej nga figura të njohura të Britanisë, mes të cilëve edhe dukesha Kejt Midëllton, Mërrei ka qenë i pafuqishëm përballë Federer, duke vuajtur edhe ai “mallkimin” e britanikëve për këtë turne të famshëm.
Ndërkohë, me triumfin e sotëm, tenisti zvicerian e çon në 7 numrin e trofeve në Uimbëlldon, duke barazuar Pit Sampras e Uilliam Rensho. Ndërkohë, ai është rikthyer pas dy vjetësh që të jetë numri “1” i botës në tenisin për meshkuj.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)