Çelsi, lamtumire titullit

Çelsi i largohet zyrtarisht luftës për titull këtë sezon, ndërsa rrezikon tashme edhe një vend për ne Champions sezonin e ardhshëm pas barazimit 0-0 ne stadiumin Kreven Kotixh përballë vendasve te Fulam, derbi qe mbylli edhe javën e 27 te premier ligës angleze. Por blutë e Karlo Ancelotit rrezikuan te largoheshin nga fusha e Fulam me humbje nëse Ceh nuk do te kishte pritur një penallti te Dempsit ne minutën e 4 te shtesës. Pas një pjese te pare me raste te pakta, kampionet ne fuqi filluan te kontrollonin takimin por supremacia territoriale ishte e pamjaftueshme për te zhbllokuar rezultatin. Atëherë kur te dy skuadrat priteshin te largoheshin me një pike nga Kreven Kotixh, ne minutën e 94 te takimit, David Luiz blerja me e re e Çelsit dhe lojtari me i mire i ndeshjes deri ne ato momente, pengoi ne zone sulmuesin dempsi. Por nga pika e bardhe amerikani nuk arriti te mposhti portierin Peter Ceh. Pas ketij barazimi Çelsi zbret tashme ne vendin e 5 pas krahëve te Totenhem dhe 12 pike nga kryesuesit e premier ligës Mançester United. Ndersa Fulam aktualisht ndodhet ne vendin e 12-te me 31 pike. Kete takim te apasionuarit e futbollit anglez patën mundësi ta ndiqnin drejtpërsëdrejti dhe ekskluzivisht ne paketën Tring.
Shpërndaje