E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova feston tre vjetorin e pavarësisë

Përvjetori i trete i pavarësisë se Kosovës e gjen vendin pa institucionet kryesore. Për këtë arsye dita e 17 shkurtit duket e vaket për shkak te mungesës se aktiviteteve, ndërsa qytetaret festojnë te gjithë sipas mënyrës se tyre. E vetmja ceremoni festive ishte ajo e organizuar mbrëmjen e se mërkurës nga ushtruesi i detyrës se Presidentit Jakup Krasniqi, i cili mblodhi përfaqësuesit e partive politike, ndërkombëtaret dhe korin diplomatik te akredituar ne Prishtinë për te festuar 3-vjetorin e pavarësisë. Ne fjalimin e tij Krasniqi theksoi se 17 shkurti është një dite kur duhet kujtuar sakrifica sublime për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ndonëse nuk ka një axhende te aktiviteteve me rastin e 3 vjetorit te pavarësisë, përfaqësuesit e partive politike kane vijuar ritualin e përvitshëm duke vendosur kurora me lule ne memorialin e familjes Jashari ne Prekaz. Mesazhe urimi për pavarësinë e Kosovës kane dërguar shume krerë shtetesh nga presidenti shqiptar Bamir Topi e deri te ai i Shteteve te Bashkuara te Amerikës Barak Obama. Gjate këtij viti suksesi me i madh ne arenën ndërkombëtare për Kosovën ishte njohja e ligjshmërisë se pavarësisë nga Haga, ndërsa vendin deri me tani e kane njohur 75 shtete te botes.

Shpërndaje         function openLink() { window.open("new_web/video.aspx?ZZP26tsmAhg","titulli","width=335, height=305 ,left=400, top=200, resizable=yes");}  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›