E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, grabitet makina me një foshnje brenda

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.

Një foshnje, rreth një muajshe, është grabitur sëbashku me mjetin me targa polake të një familjeje nga Burreli që jeton në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13 në Durrës, ndërsa prindërit e fëmijës e kishin lënë atë të vetme për disa minuta në mjet për të bërë disa blerje.

Mësohet se familja po udhëtonte në drejtim të Shëmbit të Kavajës, ku zotëron një tjetër banesë.

Dyshohet se gjatë kësaj kohë, një grup personash ende të paidentifikuar kanë grabitur mjetin dhe janë larguar.

Pas marrjes së njoftimit strukturat e policisë janë vënë në alarm për gjetjen e fëmijës me iniciale E. M.

Foshnja u gjet rreth 40 minuta pas ngjarjes e braktisur pranë një çerdhjeje në zonën e Laprakës.

Fëmija është dërguar për në Maternitetin "Mbretëresha Geraldinë" ku është nënshtruar kontrolleve mjekësore. Më pas foshnja u është rikthyer prindërve.

Ndërkaq, policia vijoi operacionin për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të ngjarjes.

Postoblloqe policie u ngitën në akset kryesore të vendit.

Minuta më vonë, mjeti i rrëmbyr me targa KR 353 RL u gjet i braktisur në afërsi të Laçit.
Operacioni për kapjen e autorëve të ngjarjes vijon.

Ende nuk është e qartë, së objektiv ishte grabitja e fëmijës apo mjetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›