E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nato diskuton kërcënimin sirian ndaj Turqisë

Bruksel- Nato do të takohet në një mbledhje të jashtëzakonshme pasi Siria rrëzoi një aeroplan turk, një akt që dënohet nga Turqia si një kërcenim serioz për paqen rajonale.

Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Turqia e përshkroi incidentin si një akt armiqësor nga ana e autoriteteve siriane kundër sigurisë kombëtare të Tutqisë.

Zv/kryeministri turk tha se ngjarja nuk do të kalojë pa u ndëshkuar por theksoi se nuk po kërkohet një veprim ushtarak. Damasku insiston se F-4 Phantom u rrëzua në hapësirën ajore të Sirisë.

Kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan pritet të përvijojë hapin e tij të ardhshëm kur do t’i drejtohet parlamenti ditën e martë.

Turqia, një aleat i Nato-s, ka kërkuar një takim të përfaqësuesve të Aleancës në Bruksel në bazë të traktatit themeleus të Nato-s që i jep të drejtën çdo shteti anëtar që të kërkojë konsultime në qoftë se ai beson se siguria i është kërcënuar.

Këshilli i Atlantikut të Veriut, Nato, përbëhet nga 28 vende anëtare që punojnë me konsensus dhe të gjithë anëtarët duhet të aprovojnë çfarë do lloj veprimi, edhe pse zyrtarët turq kanë thënë se nuk pritet të merren veprime ushtarake ndaj Sirisë.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›