Durrës, grabitet për të disajtën herë Kisha Ortodokse

Grabitet gjatë natës Kisha Ortodokse në qytetin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në "Kodrën Vilë" ku persona të panjohur kanë plaçkitur katin e dytë të Kishës Ortodokse duke marrë edhe sendet me vlerë.
Nuk dihet ende vlera e objekteve të grabituara ndërkohë që policia po vijon hetimet për identifikimin e grabitësve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Është e disajtaherë që kjo kishë grabitet dhe autorët ende nuk janë arrestuar.