Yjet e kenges shqiptare ne "100 Vjet Muzike"
Yjet e kenges shqiptare nisen dje maratonen e spektaklit "100 Vjet Muzike" qe celi siparin ne Teatrin e TV Klan. Permes nje transmetimi ne "Klan" dhe "Klan HD", spektakli i shumepritur erdhi me nje studio krejtesisht te re qe mahniti shikuesit ne salle dhe teleshikuesit. Nje rekord audience shenoi mbreme ky spektakel duke marre pjesen me te madhe te perqendrimit te shikuesve nga ekrani i TV, sipas sondazheve telefonike dhe ne rrjetet sociale qe u kryen gjate oreve te programit te drejtperdrejte.
Programi muzikor vjen ne kuadrin e festimeve te 100-vjetorit te Pavaresise, nga Pandi Laco, Adi Hila dhe Bledi Laco. E sikurse pohojne ata, muzika eshte pjese e historise, sjell emocion, keshtu qe formati me ri i realizuar ne Televizionin Klan u vendos te quhet "100 Vjet Muzike". Spektakli eshte nje manifestim i kenges shqiptare ne menyre te vecante, por edhe i artit shqiptar ne pergjithesi. Eshte nje formule spektakli ku prezantohen kenget me te famshme shqiptare, por edhe muzika e nje shekulli, sic jane kolonat zanore te filmave, deri tek krijimtaria serioze e autoreve me te famshem shqiptare. Sigurisht qe boshtin e ketij spektakli do ta perbejne kenget me te famshme, me te dashura per publikun, me te kenduarat, dhe ketu behet fjale per fillimet e muzikes se kultivuar (ose te krijuar sic quhet ndryshe) - me repertorin e Korit "Lira" te Korces - me kompozimet e Thoma Nasit, Spiro Ilos, e me pas autoreve te jares shkodrane qe nga Paloke Kurti, Ramadan Sokolit e duke mberritur deri ne ditet tona. Me kengen do te nderthuren dhe elemente te tjere baze artistike si baleti, por edhe elemente kinematografike si dokumentari historik, por edhe filmi artistik, dhe projektimi i sekuencave te tyre shoqeron miqte e te ftuarit qe jane pjese e kesaj historie.