E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eliza: Sa krenare, per prejardhjen shqiptare

Ne kinema "Millenium" ne Tirane eshte zhvilluar premiera e dokumentarit "Dear Albania", protagoniste kryesore e te cilit ishte aktorja e Hollivudit, me origjine dhe shtetesi shqiptare Eliza Dushku. Ne premieren e dokumentarit ishin te pranishem, Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha, ministra, perfaqesues te trupit diplomatik te medias e personalitete te artit, kultures etj. Ky dokumentar i cili promovon Shqiperine eshte xhiruar ne qytete te ndryshme, duke nisur me kryeqytetin, per te vijuar me Beratin, Korcen, Vloren, Saranden, Tetoven, Prishtinen, Tropojen, Ulqinin e Shkodren. Vlerat historike e natyrore, kuzhina, zakonet dhe traditat e shqiptareve sillen ne kete dokumentar, permes vizitave qe Eliza Dushku zhvillon ne qytetet shqiptare.

Kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha e ka konsideruar kete dokumentar, nje kontribut te madh per promovimin e Shqiperise. "Eliza e ka konsideruar kete dokumentar nje leter dashurie per Shqiperine, une do te shkoja dhe me tej, duke e konsideruar kete dokumentar, nje kontribut te madh per promovimin e Shqiperise, nje dhurate te shkelqyer qe keta shqiptare te medhenj, Eliza Dushku, Fadil Berisha, Toni Dovalani, Inva Mula, Ermonela Jaho, Lorik Cana, Blerim Destani e shume e shume personalitete te tjera me fame boterore, i bejne Shqiperise ne kete 100 - vjetor te Pavaresise", - tha Basha.

Duke vene ne dukje se ne Tirane bashkejetojne ne harmoni te plote, modernia me klasiken, tradicionalja dhe bashkekohorja, Basha tha se serish ka mundesi te shumta te pashfrytezuara, qe do ta bejne Tiranen, nje qytet edhe me te preferuar nga artistet, turistet por edhe terheqes per investitoret. Kctu Basha pohoi: "Ne po ecim me shpejtesi per te kapur kohen e humbur dhe per t'i dhene Tiranes ate qe meriton, me te bukuren ne art, arkitekture, urbanistike, per te garantuar cilesi jete, mundesi punesimi, zhvillim ekonomik".

Aktorja Eliza Dushku u shpreh krenare per prejardhjen e saj dhe optimiste per te ardhmen e ketij vendi: "I kam rrenjet e mia ketu, ne Tirane e po ashtu ne Korce nga e cila kam marre kaq shume e ju jeni pjese e ketij filmi dhe sinqerisht asnjehere nuk e kisha enderruar nje gje te tille dhe nje lidhje te tille me kete vend. Ndihem shume krenare per prejardhjen time, per Shqiperine time dhe sic do te shihni, ky dokumentar shpreh dashurine time, dashurine tone per kete vend. Realisht koha qe kam kaluar ketu, ndonese e shkurter me ka mbushur aq shume dhe jam shume shpreseplote per njerezit dhe te ardhmen e ketij vendi".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›