E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kandidatët përkreun e Partisë Demokratike

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } DURRËS - Dega e PD në Durrës është e dyta për nga rëndësia pas asaj të Tiranës. Gjatë fushatës për zgjedhjen e kryetarit të PD kreu i kësaj dege Igli Cara u “ngri” nga Berisha çka shënoi dhe largimin e tij nga kjo detyrë. Ai u shkarkua pasi ishte njeriu i Sokol Olldashit e në krye të punëve për fushatën zgjedhore të kryetarit të PD u caktuan figura të vjetra të kësaj partie. Gjatë ditëve të fundit kanë nisur të projektohen edhe emrat e rinj të cilët do të marrin në dorë drejtimin e degës së PD në Durrës.
 
EMRAT

Burime nga brenda PD së Durrësit mësohet se nga qendra janë hedhur disa emra si kandidatura të mundëshme për të drejtuar degën e Durrësit. Emrat më të lakuar janë ai i Oerd Bylykbashit shefi i kabinetit të kryeministrit Berisha dhe Ardian Mukës biznesmen nga Durrësi. Që të dy njihen si përkrahës të Lulzim Bashës gjatë fushatës së korrikut kur ky i fundit mori edhe drejtimin e PD. I papritur ka qenë për anëtarësinë e PD së Durrësit emri i Mukës, pasi Bylykbashi kishte kohë që përflitej si një eksponent në rritje në hierarkinë e PD.

Muka bën pjesë në fushën e biznesit të ndërtimit, i shquar më tepër për kontributin e tij financiar në punët e PD lokale. Burimet në PD e Durrësit thonë se më i mundshëm për të marrë kryesimin e degës së PD në Durrës shikohet Muka pasi Bylykbashi ka të gjitha gjasat që të qëndrojë pranë Bashës në Tiranë gjë që e ka treguar me daljet e tij përkrah kreut të ri të PD.
 
MBËSHTETËSIT

Ndërkohë mësohet se njerëzit e Sokol Olldashit janë lënë jashtë përzgjedhjeve si për kreun e PD së Durrësit ashtu edhe për pozicionet e larta në hierarkinë e kësaj dege. Si njerëz të Olldashit në Durrës njihen Igli Cara ish kreu i PD, Drejtori i Portit Eduart Ndreu, Drejtori i Ujësjellësit Doklead Ademi si dhe mjaft emra të tjerë që mbajtën detyra drejtuese në administratën lokale. Ata nuk e gëzojnë më mbështetjen e një pjese të PD së Durrësit që janë hedhur në mbështetje të Bashës dhe njerëzve të tij. Bëhet fjalë për ata që njihen si të vjetrit e PD së degës. Janë pikërisht ata mbështetësit kryesorë të linjës së re Basha. Po këta përgatitën listat e anëtarësisë në zgjedhjet e korrikut.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.08.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›