Geri Kokalari: Ja pse Berisha sulmoi ambasadorin Arvizu
Veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan, Geri Kokalari, përmes një intervste për gazetën Dita komenton konfliktin e shkaktuar ditëve të fundit midis disa krerëve të Partisë Demokratike dhe ambasadorit të Shteteve të Bashkura.
Është qesharake, por unë nuk e kujtoj të jetë shprehur një zemërim i tillë nga ana e PD-së kundër Ambasadorit Arvizu kur ai,si dhe diplomat të tjerë amerikanë , për të qetësuar tensionet në Shqipëri e lejuan PD-në të vidhte zgjedhjet dhe të merrte peng bashkinë e Tiranës, ose kur ata mbajtën një qëndrim thuajse indiferent ndaj Berishës dhe Bashës për vrasjet e 21 janarit. Por kjo nuk më çudit mua pasi anatrët e Partisë Demokratike janë paraqitur si shembull i keq, ose si e quajmë ne këtu në Amerikë si rrush i thartë. Ata thjesht nuk mund të pranojnë faktin se nuk ishin në gjendje për të vjedhur zgjedhjet më 23 qershor, sepse votutuesit shqiptarë në shumicë dërrmuese mbështetën ndryshimin dhe batica kundër PD-së ishte shumë e fortë, shprehet Kokalari.
Sipas tij personi i cili udhëhoqi maskaradnën politike pas vitit 1992, Sali Berisha, na e shiti lëkurën e ujkut për lëkurë deleje, dhe se tashmë pas dy dekadash shqiptarët do të kenë mundësinë që të shohin llojin e ndryshimit që ata shpresuan se ndodhi më 1992.
Duke i uruar suksese kryeministrit të ri, Kokalari thekson se ndonëse qeverisja e tij nuk do të jetë e lehtë , nëse ai do të jetë vërtetë i interesuar për ndryshimin e Shqipërisë do të mund ta bëjë këtë.
Se përse ka heshtur ambazadori Arvizu pas sulmeve ndaj tij ai pohon se:Unë besoj se një pjesë e sulmeve të Berishës mbi ambasadorin Arvizu janë të bazuara në besimin e tij se ai do të jetë në gjendje për të ndikuar mbi Donald Lu, ndërkohë që Lu është konfirmuar si Ambasadori i ri i SHBA-së. Berisha mund të ketë llogaritur se ai do të përfitojë nga paratë që ai i ka dhënë Patton Boggs dhe sidomos nga marrdhëniet e Frank Uisnerit me Lu-në. Nëse ky është rasi unë po e paralajmëroj Berishën të mendohet edhe njëherë. Sepse në qoftëse unë konstatoj se ai do të jetë duke bërë përpjekje të tilla, ju premtoj se une dhe shqiptarët për një Shqipëri demokratike do të bëjmë gjithçka të mundur për të ndikuar tek politikbërësit e Uashingtonit, në mënyrë që mund ta heqim këtë pykë midis Berishës dhe Lu-së, thekson ai./A.XH