Durres, kapen 2 kg droge, e bizhuteri ne vleren 5 mln leke
DURRES- Sherbimet e policise se qytetit kane arritur te sekuestrojne nje sasi prej 1 kg e 860 gr lende narkotike te tipit heroine, 0.45 gram kokaine dhe 4.4 gram canabis. Lendet narkotike u gjeten te fshehura naten e se premtes brenda nje automjeti te braktisur ne rrugen Shijak- Durres. Policia po punon per gjetjen e autoreve pasi automjeti tip golf ishte pa targa dhe pa asnje lloj dokumentacioni brenda qe mund te conte ne gjurmet e autoreve.Gjithashtu policia e Durresit arrestoi dhe nje 53 vjecar bashkepunetor ne vjedhjen e disa butikeve dhe dyqaneve te floririt ne qytetin e Durresit.Ai eshte Vasil Toni. Në banesën e tij iu gjeten sendet e vjedhura qe kapin vleren e 5 milione lekeve te reja ne banesen e tij ne qytetin e Durresit. Policia eshte vene ne kerkim dhe te nipit te tij 24 vjecarit Harallamb Tonit i cili dyshohet se eshte autor i drejperdrejte i grabitjes se ketyre sendeve por qe eshte larguar ne drejtim te paditur. Xhaxhai i tij i arrestuar nga policia dyshohet se fshihte sendet e vjedhura nga i nipi.