Durrës, kapen 300 kg marjuanë në port
Policia kufitare e portit të Durrësit ka sekuestruar mbrëmjen e sotme rreth 300 marijuanë të fshehur në një kamion që priste të imbarkohej në tragetin e linjës Durrës-Bari.
Operacioni policor është zhvilluar rreth orës 18:30 të së dielës. Shoferi i kamionit, në të cilin është gjetur lënda narkotike është shoqëruar dhe po merret në pyetje.
Paraprakisht mësohet se droga kishte për destinacion Italinë, por nuk dihet ende origjina e saj. Pritet që në vijim të publikohen të tjera detaje të këtij operacioni. Mësohet se brenda 1 muaji, kjo është ngarkesa e pestë me drogë që tenton të kalojë kufirin nëpërmjet portit të Durrësit. 9 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Durrës, kapen 300 kg marjuanë në port burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP