Gjirokastër, digjet në banesë e moshuara

Foto ilustruese
Shënohet viktima e parë e të ftohtit në Gjirokastrës. Në orët e parë të ditës së sotme, një e moshuar ka humbur jetën si pasojë e plagëve që kanë marrë pasi banesa e saj u përfshi nga flakët.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Poliçan, të Komunës Pllogon, të Gjirokastrës. Burimet policore sqaruan se viktima është 81-vjeçarja Vergulla Konomi. Të njëjtat burime sqaruan se zjarri ka rënë rreth orës 02 :00 të mëngjesit të sotëm ndërsa dyshohet se shkak për ngjarjen është bërë një shkëndijë elektrike. E moshuara jetonte e vetme në banesë e nuk ka mundur dot ti shpëtojë flakëve të zjarrit. 9 dhjetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Gjirokastër, digjet në banesë e moshuara burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP