Durrës, kapen me 8 kg heroinë në makinë, pranga 3 femrave
DURRËS-Plot 8 kg lëndë narkotike heroinë u gjet në sarbatorin e një automjeti me të cilën udhëtonin 3 femra.
Policia e Durrësit bëri të ditur se droga e ndare ne 10 pako u kap pas mesnate në Portin e Durrësit në një automjet tip Ford Fokus, me targa AA465DD ku ndodheshin 3 shtetase, 2 nga Tirana dhe një nga Durrësi.
Policia bëri të ditur se ka arrestuar drejtuesen e mjetit, Donika Dervishi, dhe 2 pasagjeret, Migena Dervishi 32 vjec dhe Sonila Popa, 31 vjeç.
Dyshohet se droga ka destinacion shtetin fqinj, Italinë, por do të jenë hetimet që do të zbardhin rrjetin e trafikimit të lëndëve narkotike ku janë përfshirë 3 vajzat.
(d.b/BalkanWeb)