Flamurtari, miqësore me Seviljen më 9 shtator
TIRANE-Flamurtari do të lua jë kundër Seviljes një ndeshje miqësore më 9 shtator. Ajo është programuar të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa” dhe lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i klubit kuqezi, Shpëtim Gjika. “Jam i befasuar se nga rrodhi kaq shpejt informacioni, sepse realisht kam më pak se një orë që e kam mbyllur marrëveshjen me Seviljen. Mund t’ju konfirmoj se ndeshja do të luhet më 9 shtator në Tiranë, pasi ata nuk pranuan të luanin në Vlorë, për shkak të largësisë nga aeroporti”, – ka thënë Gjika për “Panorama Sport”.
Barcelona Pa frikë: bisedimet për Barcelonën vazhdojnë. Kështu thotë vetë kryebashkiaku i Vlorës, i cili sqaron se të martën, më 28 gusht, do të vijë në Shqipëri një drejtues i lartë i klubit katalanas, me qëllim që të mbyllet marrëveshja. “Ne jemi optimistë, por nuk mund të themi më shumë se kaq. Ndryshe nga rasti i Seviljes, ku tashmë ka përfunduar gjithçka, nga Barcelona kemi marrë fjalë të mira dhe vlerësim, por nuk mund të flasim zyrtarisht për aq kohë sa nuk është mbyllur kontrata”, – ka sqaruar Gjika.
Paratë Burime pranë klubit vlonjat bënë të ditur për gazetën se Barcelona ka kërkuar dy milionë euro për të zhvilluar ndeshjen miqësore kundër Flamurtarit në Vlorë. Një shifër e kripur kjo, por që duket se ka gjetur një zgjidhje nga drejtuesit e Flamurtarit, të cilët pritet që këto shpenzime t’i mbulojnë me sponsorë. Gjithsesi, ndryshe nga Sevilja, inspektorët e Barcelonës nuk kanë pranuar kurrsesi të luhej në “Qemal Stafa”, pasi fusha ishte shumë e keqe dhe kishin frikën e dëmtimeve. Ndërkohë, atyre u ka pëlqyer fusha e stadiumit “Flamurtari”, meg-jithëse kanë qenë të pasigurt për kushtet e sigurisë, duke parë rrethimin që ka stadiumi. Megjithatë, kur ata kanë marrë garanci nga drejtuesit se siguria do të jetë maksimale, atëherë ata janë bindur që të luhet aty, nëse kontrata do të mbyllet me sukses.
Udhëtimi Distanca nga aeroporti drejt stadiumit ka qenë një tjetër problem i ngritur si nga menaxherët e Barcelonës dhe nga ata të Seviljes. Megjithatë, inspektorët e Barçës kanë rënë dakord me idenë që udhëtimi nga Rinasi drejt Vlorës të bëhet me helikopter. Mirëpo këtë nuk e kanë pranuar drejtuesit e Seviljes, të cilët kanë preferuar që të luhet në “Qemal Stafa”.
Barcelona do 2 milionë euro
Nëse Reali i Madridit u fol se mori 1.7 milionë euro për ndeshjen që zhvilloi në Tiranë kundër Gramozit dy vite më parë, Barcelona ka kërkuar 2 milionë për të luajtur kundër Flamurtarit. Në fakt, kjo është shuma standarde që ka kërkuar klubi katalanas për të gjitha klubet e Evropës Lindore që kanë shprehur interesim për të luajtur me yjet e skuadrës blaugrana. Nëse paguhet kjo shifër, atëherë formacioni do të jetë i plotë, përfshi edhe yllin argjentinas, Leo Mesi. Ndërkaq, zyrtarët e klubit vlonjat pohojnë nën zë se nuk është problem shuma prej 2 milionë eurosh, pasi ajo do të mbulohet nga sponsorët.
Ish-kuqezinjtë: Ne, ata që mposhtëm Barçën!
E pabesueshme, por e vërtetë. Pas 25 vitesh mund të kthehen emocionet jo vetëm për sportdashësit vlonjatë, por në veçanti për yjet kuqezinj, të cilët në ato vite i dhanë tonin futbollit në vend. Ideja për zhvillimin e një miqësoreje mes Flamurtarit dhe Barcelonës ka kthyer nostalgjinë për protagonistët e vitit 1987. Për Sokol Kushtën, Rapo Tahon, Eqerem Memushin dhe Roland Iliadhin, duket se historia po përsëritet, ndërsa kanë pohuar se është një fat i madh për brezin e këtij Flamurtari që të përballen me Barcelonën.
Kushta Ish-sulmuesi i Flamurtarit, Sokol Kushta, ishte ai që i dha fitoren e bujshme skuadrës së tij ndaj Barcelonës, pikërisht më 09.12.1987, pas një goli të bukur me kokë. Ja se si i kujton ai ato vite: “Ndjeva emocione të papërsëritshme në atë ndeshje, që ishte e dyta për ne, të cilën e fituam me rezultatin 1-0. Kjo sfidë ishte një nga më të bukurat, them: ikonë e futbollit shqiptar. Asokohe zhvilluam një lojë bindëse dhe në shkallët e stadiumit ishte një tifozëri e paparë. Ndërsa sfida e parë, që u humb nga ne me rezultatin 4-1, mund të them se edhe ajo ishte sërish emocionuese për mua, pasi fitova një penallti, ekzekutimin e të cilës e mori përsipër Vasil Ruci”. Duke folur për ndeshjen që përflitet të zhvillohet mes Flamurtarit dhe Barcelonës, ai shprehet: “Barcelona është një ekip i madh dhe nëse do të arrihet të zhvillohet një miqësore, do të ishte diçka pozitive. Në fakt, kam vite që e dëgjoj një gjë të tillë: do të luhet për 50-vjetor, tani për 100-vjetorin e Pavarësisë. Gjithsesi, zhvillimi i saj, kurdo që të luhet, do të sjellë te ne të gjallë edhe nostalgjinë e atyre viteve”, – përfundon Kushta.
Taho Një tjetër legjendë e futbollit vlonjat, Rrapo Taho, u shpreh se do të ishte kënaqësi e madhe të përsëriten edhe njëherë ato vite të arta. Mirëpo, ai ka hedhur idenë se do të ishte më mirë që kjo ndeshje të zhvillohej mes atij brezi që luajti në Kupat UEFA. “Është kënaqësi të përsëriten edhe njëherë ato vite të arta. Megjithatë, për mua, do të ishte akoma edhe më mirë nëse kjo ndeshje do të diskutohej mes veteranëve që u përballën asaj kohe. Flamurtari ka fatin që të ndeshet me një ekip të madh siç është Barcelona, ku në përbërjen të saj ka emra të njohur si Mesi&CO. Mund të them se kjo Barcelonë nuk është ai ekip i atyre viteve, pasi ka ndryshuar loja dhe shumë të tjera, por gjithsesi mbetet i madh dhe do të sillte te ne nostalgjinë e atyre viteve. Është një eveniment, nëse do të realizohet. Ndërkohë Flamurtari i ka të gjitha mundësitë që të përballet edhe në kupë me Barcelonën, jo vetëm në miqësore. Nëse do të bëhet ndonjë binjakëzim, do të ishte akoma edhe më mirë”.
Memushi Për një tjetër protagonist, pikërisht për Eqerem Memushin, nëse Barcelona do të vijë në Vlorë, meritë për këtë ka brezi i artë i viteve ‘80. Ja se si shprehet ai: “Besoj se ndeshja e atyre viteve në Vlorë nuk ishte ndonjë emocion i madh për ne, por për ata që ndesheshin në Vlorë me një ekip të madh siç ishte Flamurtari. Më bëhet qejfi, nëse do të realizohet një miqësore e tillë, por të gjithë të jenë të bindur, si drejtuesit dhe sportdashësit, se meritë që Barcelona po vjen në Vlorë, gjithnjë nëse vjen, e ka brezi i artë i viteve ’80. Kjo, pasi ata i kanë dhënë një emër të madh Flamurtarit në atë kohë”, – përfundoi Memushi.
Iljadhi Edhe për Roland Iljadhin është një emocion i madh të ndeshesh me Barcelonën. “Është emocion i madh të ndeshesh me një ekip të madh siç është Barcelona. Nuk kam fjalë të shpreh. Ne përjetojmë emocion të dyfishtë, pasi na duket sikur do të jemi ne që do të zbresim në fushën e lojës. E nëse do të arrihet të realizohet, do të jetë evenimenti më i madh i të gjitha kohërave”, – ka shprehur Iljadhi.
Kur Barcelona eliminonte Flamurtarin në UEFA
Flamurtari-Barcelona janë përballur katër herë mes tyre. Dy përballjet e para, të zhvilluara për Kupën UEFA 1985-1986 (sot Europa League), përfunduan në barazim 1-1 në Vlorë dhe 0-0 në “Kamp Nou”. Flamurtari u eliminua për shkak të golavarazhit. Ndërkaq, një vit më pas, këto dy skuadra do të përballeshin sërish mes tyre, këtë herë në raundin e tretë të Kupës UEFA. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Kamp Nou”, asokohe Flamurtari u mund me rezultatin 4-1. Ëndrra e vlonjatëve për ta kaluar turin përfundoi, edhe pse triumfuan në shtëpi 1-0 ndaj Barcelonës.
Migen Memelli alarmon vlonjatët
Flamurtari duket se do ta nisë me probleme këtë sezon futbollistik, pasi do të ketë një mungesë të rëndësishme. Kështu, me shumë gjasa, numri një i pankinës kuqezi, Shkëlqim Muça, nuk do të ketë nën urdhrat e tij në sfidën e parë ndaj Bylisit sulmuesin Migen Memelli. Ky i fundit mësohet se ka probleme në kofshë, pasi është dëmtuar gjatë një seance stërvitore. Stafi mjekësor po bën të pamundurën për ta riaftësuar në kohë sulmuesin. Nëse Memelli nuk rikuperohet, atëherë trajneri Muça duhet të mendojë për një tjetër variant taktik. Kjo cilësohet si një mungesë shumë e madhe për Flamurtarin, pasi Memelli është një nga lojtarët kyç të ekipit. Problemi fizik që ka lojtari nuk është aspak serioz, por mungesa e tij mund të ndodhë për të eliminuar ndonjë sforcim të mundshëm. Në një prononcim të tijin pak ditë më parë, Memelli theksoi se Flamurtari duhet ta nisë sa më mbarë këtë takim dhe se në çdo sfidë duhej të fitonin. “Flamurtar i frikshëm, kompakt dhe një skuadër e mirë”. Ky ishte premtimi që ‘bomberi’ i vlonjatëve, Migen Memelli, bëri për sezonin e ri futbollistik. Memelli vlerësoi blerjet, ndërsa u shpreh se nuk i pëlqen ta pretendojë titullin, por ta fitojë atë.
(d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)