Nik Xhelilaj zë vendin e Ezel-it
TIRANE-Nik Xhelilaj mund të zërë vendin e Ezelit në zemrat e fanseve të telenovelave turke. Kayýp Þehir Dizisi është prodhimi më i ri turk i targuar nën logon e kanalit të ndjekur turk Kanal D. Seriali turk trajton një histori mjaft interesante dhe premton sukses. Ajo që e bën edhe më të rëndësishëm për vendin tonë, është prania e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj. Për herë të parë një aktor shqiptar merr pjesë në rol kryesor në një prodhim turk. Aktualisht seriali është duke u transmetuar në Kanal D, në Turqi dhe sipas disa portaleve të ndryshme online ky serial së shpejti do të transmetohet edhe nga një stacion televiziv shqiptar.
Historia
”Të humbur në qytet”, tregon jetën në rrugët e pasme të Stambollit, të tragjedive njerëzore të shkaktuara nga varfëria, gratë, evgjitët, transvestitit, por edhe diskriminimi i zezakëve, çështjet e punës dhe fëmijët e rrugës që punojnë në një botë të dhunshme janë disa nga çështjet që ngrihen në këtë film. Një film, i cili flet për qytetet e mëdha dhe njerëzit shpesh të vegjël e të papërfillshëm që i popullojnë. Pas çdonjërit prej tyre qëndron një histori e tërë. Pikë qendrore e gjithë kësaj historie që ndodh në këtë lagje, është ajo e familjes Toptaº, që vjen nga Deti i Zi. Pas zhdukjes së kryefamiljarit, Merjemja, gruaja e tij dhe fëmijët fillojnë të kërkojnë babain e tyre të dashur. Por papritur Merjemja me 5 djemtë dhe një vajzë do të mbetet e ve me gjashtë fëmijë. Nik Xhelilaj luan rolin e 22-vjeçarit Kadir, që është një nga djemtë e familjes Toptas. Seriali, nëpërmjet dramës së familjes Toptas, përshkruan luftën për mbijetesë, por edhe në rrugët e errëta të Stambollit, të cilat sjellin në ekran një dramë njerëzore.
(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)