E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, kapet në port mbi 700 kg drogë

Lënda narkotike e llojit marijuanë u kap mëngjesin e sotëm në një kamion frigoriferik, i cili po shkonte në drejtim të Italisë.

Policia e Durrësit sqaron se droga është sekuestruar në momentin që mjeti me targë AA623EP po imbarkohej. Në pranga ra shtetasi Adrian Gjini, drejtuesi i mjetit të madh.

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe për të zbuluar nëse drejtuesi i mjetit është i përfshirë në ndonjë rrjet trafiku të drogës. /Start/

                                                                                             2012-08-29 08:29
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›