E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Shkurtohen burokracitë për biznesin

 Kështu deklaroi sot kryeministri Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Task-Forcës për reformën e inspektorateve, për të cilën ai bëri të ditur se ndodhet në fazën e kurorëzimit ligjor të saj.

Duke e vlerësuar këtë reformë si një prej reformave më themelore dhe më të shumëpriturën për biznesin e vendit, kryeministri Berisha u shpreh se ajo hap një kapitull të ri në përpjekjet e mazhorancës për një klimë sa më miqësore dhe të favorshme kundrejt biznesit dhe mbi të gjitha për një konkurrueshmëri të lirë dhe të hapur.

Kryeministri bëri me dije se reforma kompletohet me ndryshimin ligjor të të gjithë ligjeve ekzistuese për inspektoratet, me miratimin e 7 projektvendimeve të Këshillit të Ministrave, të cilat ndjekin miratimin e ndryshimeve ligjore dhe më pas miratimin në Parlament të ligjit.

Gjithashtu, mbi bazën e akteve ligjore e nënligjore, si dhe të sistemit të ri do të shkurtohet procedura e inspektimit nga 45 ditë që është aktualisht në 12 ditë, duke lehtësuar ndjeshëm barrën burokratike mbi biznesin.  “Gjurma  e menjëhershme e inspektorit në vendin e inspektimit, do të transmetohet në kohë reale në zyrat e Inspektorit përgjegjës dhe të Kryeinspektorit të shtetit, çka përbën formën me transparente dhe natyrisht parandalon vizitat e tepërta, kafet shoqërore dhe në mënyrë absolute dhe ryshfetet.”, shpjegoi kryeministri. /Start/

                                                                                             2012-08-28 16:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›