Tare: Kush ka përvojë në menaxhim bregdetar, të më dërgojë një e-mail
TIRANE - Në adresën e tij personale në “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Auron Tare, ka postuar dje një njoftim, përmes të cilit kërkon të komunikojë me persona që kanë eksperiencë në fushat që lidhen me menaxhimin bregdetar, trashëgiminë kulturore, por dhe zhvillimin e territorit dhe të pronës.
“Të dashur miq, kush ka eksperiencë në këto fusha, të më dërgojë një e-mail. Menaxhimi bregdetar; zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm; analiza e mjedisit; planet fizike dhe planet territoriale; ligji i mjedisit dhe pronës; trashëgimia kulturore dhe historike; biodiversiteti dhe mjedisi tokësor dhe detar; planifikimi rajonal dhe qeveria lokale, si dhe ngritja e kapaciteteve dhe edukimi i publikut”, - shkruan Tare në adresën e tij në rrjetin social Facebook. Ndërkohë pak kohë më parë kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, bëri me dije se qeveria e tij do të jetë e pamëshirshme me çdo ndërtim pa leje në bregdet.
Në një takim të zhvilluar me kryetarët e bashkive dhe deputetët socialistë të zonave bregdetare Rama tha se duhet rrafshuar çdo ndërtim pa leje që cënon perspektivën e bregdetit, veçanërisht ato të shfaqura gjatë vitit të fundit. “Çdo karabina e ndërtuar deri tani duhet shembur. Ata që kanë cenuar detin, duhet t’i çohen prokurorisë. Ç’do gjë e ndërtuar pa leje që cenon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar”, - tha Rama.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)