E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, kërcënoi bashkëshorten se do ta vriste, arrestohet

Policia e Durrësit ka arrestuar sot shtetasin, Luan Toska, 45 vjeç, pasi është denoncuar nga bashkëshortja e tij.  Sipas njoftimit të policisë, bashkëshortja e të arrestuarit e ka denoncuar atë se e ka goditur dhe më pas kërcënuar me vdekje.

Policia tha shtetasi në fjalë, rreth ores 01.00, pas nje konflikti, ka kercenuar me jetë bashkeshorten e tij, shtetasen A.T., 38 vjece .

Pas kontrollit të ushtruar në banesën e çiftit u gjet nje arme zjarri automatik model 56 dhe nje kreher me 16 copë fisheke, te cilet u bllokuan ne cilesine e proves materiale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›