E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Topi thërret mbledhjen e KLD-së pas shqetësimit të gjyqtarëve të Kolegjit

Presidenti Bamir Topi ka thirrur gjatë ditës së nesërme mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ku një nga pikat e kësaj mbledhje do të jenë pikërisht ankesat e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor.

Këta të fundit kanë shfaqur shqetësime pas akuzave publike në drejtim të tyre nga ana e opozitës, për dhënien e fitores në tavolinë kandidatit Lulzim Basha.

Për këtë arsye, ata pak ditë më parë i drejtuan një letër presidentit Topi, SHBA-së dhe BE-së, ku ankoheshin për akuzat që u bëheshin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›