Popullit të Shqipërisë: Shqipëria është e Popullit!
Në nenin e saj të 3-të, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e votuar në mënyrë referendare, ku populli i Shqipërisë ushtroi Sovranitetin e tij, thotë:
NENI 3
Pavarësia e shtetit dhe tërësia e territorit të tij, dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij, drejtësia shoqërore, rendi kushtetues, pluralizmi, identiteti kombëtar dhe trashëgimia kombëtare, bashkëjetesa fetare, si dhe bashkëjetesa dhe mirëkuptimi i shqiptarëve me pakicat janë baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë?!
Dhe në fakt, megjithëse ky është betimi që Shqiptarët kanë zgjedhur tí bëjnë KOMBIT, nuk është zbatuar asnjëherë përgjatë gjithë kësaj kohe kjo dhe gjithçka tjetër që kjo Kushtetutë presupozon të ndërtojë në historinë KOMBIT të vet!
Më duket e tepërt çdo fjalë tjetër. Sepse nuk di pse të mos jua kujtojnë depozitat me ujë që keni mbërthyer nëpër çdo majë ndërtimesh pa leje, dhe rrobat që varni nëpër tela telefonash e korrenti, por tjua kujtoj unë masakrën që i është bërë këtij vendi, këtij populli etj etj, madje edhe planeti më duket sikur do shpërthejë nga Shqipëria, në gjendjen e mjeruar në të cilën e kemi katandisur.
Për të mos folur pastaj për mungesën e germës ë të madhe në çdo shkollë, shkrim, institucion, KUSHTETUTE (turp)!
Për të mos folur pastaj për çdo gjë tjetër që fatkeqësisht edhe pse e kemi çdo ditë shkak të ankthit tonë për një shpresë që spo ndizet mazallah, vazhdojmë ta mbajmë gjallë me fishekzjarre lumturie herë pas here…..
Të shitur, të blerë, të poshtëruar, të përlyer, të padenjë, të dëshpëruar, të vjedhur t, të nëpërkëmbur, të rraskapitur, të trullosur, të paditur, të gënjyer, të zhgënjyer, NE POPULLI i SHQIPERISE KERKOJME një PIRAMIDE! Për ta shndërruar në MONUMENTIN e VUajtjeve TONA SI SHENJë PENDIMI PëR CDO SISTEM Që kemi zgjedhiur Të NA DREJTOJë!
Piramida duam të jetë tek PIRAMIDA dhe duam të jetë QENDëR E Të DREJTAVE Të NJERIUT të jetë plotësisht në dobi të qytetarëve, taksapaguesëve, zgjedhësve tuaj BIG BOSSIT!
Ndërsa nga ATA duam që të nisin të punojnë në dobi të qytetarëve e të mos e zgjasin më maskarallëkun sepse përndryshe…
21 KORRIK 19.30 tek PIRAMIDA!
NE JEMI POPULLI! JU JENI POPULLI! Ata nuk janë populli!
