Durrës, kryeson kandidatja e PS-së, i dyti Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”

Janë numëruar 9 kutitë e para në Durrës. Nga numri i tyre, deri tani kryeson kandidatja e PS-së, Emiriana Sako e PS-së me 1122 vota. Në vendin e dytë me 532 vota renditet Ardian Muka i “Shtëpisë së Lirisë”. I treti është Luan Hoti i PD-së, i cili deri tani ka marrë 246 vota.
Kujtojmë që për Bashkinë e Vorës është shpallur rezultati pasi u aplikua numërimi elektronik. Bashkinë e Vorës e fitoi kandidati i PS-së.
/rtsh.al/