E Enjte, 5 Nëntor 2026

Fushatë dhe premtime në Lushnje, qytetarët kërkojnë përmirësim të jetesës

Qytetarët lushnjarë të dielën e 6 marsit u janë drejtuar kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë se tyre. Mes premtimeve elektorale dhe pritshmërive që kanë në jetën e tyre të përditshme ata thonë se përmes kësaj vote presin ndryshime në aspektin social dhe ekonomik. Rritja e ndihmës ekonomike dhe shërbimet bazike janë ajo që qytetarët duan të përmirësojnë përmes votës të tyre.

Ka disa nga ata qytetarë të cilët thonë se janë të zhgënjyer nga çfarë premtohet në fushatë dhe çfarë nuk realizohet në të vërtetë.

Lushnja është një rajon me potencal të madh zhvillimor në fusha të ndryshme ku bujqësia dhe frutikultura janë sektorët më të rëndësishëm ekonomik. Në këto zgjedhje të pjesshme në Lushnjë votojnë 2 mijë qytetarë më shumë se në 2021. 105 mijë banorë të bashkisë së madhe të Lushnjes do të zgjedhin mes 3 alternativave kryetarin e ri të bashkisë së tyre që do ti drejtojë ata deri në vitin 2023 kur do te zhvillohen edhe zgjedhjet e përgjithshme lokale. 

/rtsh/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›