Durrës, makina përlaset me trafikëndarësen, humb jetën drejtuesi i mjetit
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në orët e parë të mëngjesit të së shtunës në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 në rrethrrotullimin e Shënvlashit, ku shtetasi Shpëtim Tepshi 62 vjeç ka humbur kontrollin e mjetit me të cilin udhëtonte, duke u përplasur me trafikndarën dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë bërë dhe kqyrjen e vendit të aksidentit të rëndë. Nga ana e bluve vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.