E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: Vendi në krizë, qeveria të pezullojë vendimet e tanishme

majko-fbTiranë- Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, e ka cilësuar si të parecedentë rritjen e pagave dhe të pensioneve nga qeveria.

Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook, Majko shprehet se vneni nodhet në kushte të vështira ekonomike dhe nuk mund të merren të tilla veprime, ndërsa i drejtohet me një pyetje qeverisë se pse të tilla vendimesh nuk u morn para zgjedhjeve?

Në kushtet ekonomike të vendit ky vendim është kulmi i papërgjegjshmërisë. A ka ministër financash ky vend?! A ka Guvernator të Bankës së Shqipërisë ky vend që pak ditë më parë kërkoi rikthimin e FMN-së për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike?! Cfarë janë duke bërë me financat e vendit këta qeveritarë të përkohshëm?! Pse nuk u kujtuan këta qeveritarë për premtimet e mbajtura të rritjes së rrogave para datës së zgjedhjeve (23 qershor) por kujtohen tani pasi i kanë humbur ato?! Media njofton me shqetësim se Ministria e Financave sapo ka shpallur ankandin e rradhës për bono thesari me afat 12-mujor dhe 6-mujor maturimi, në total 25.4 miliardë lekë të reja. Ky ankand do të zhvillohet ditën e martë, më 9 korrik, në mjediset e Bankës së Shqipërisë, ku do të shiten përkatësisht 16.4 miliardë lekë bono 6-mujore dhe 9 miliardë bono me afat njëvjeçar maturimi. Kjo praktikë është e zakonshme në të gjithë muajt e vitit, por kurrsesi në periudhën, gjatë së cilës qeveria konsiderohet si qeveri në detyrë,- shprehet Majko.

Më tej ai deklaron se Banka Botërore dhe FMN-ja po japin alarmin për për nivelin e borxhit publik të Shqipërisë dhe stabilitetin financiar të saj. Ndërsa ai shtron pyetjet se sa është borxhi i Shqipërisë? Si është bilanci i pagesave të shtetit shqiptar aktualisht?! Kush do përgjigjet para ligjit në se situata ekonomike e vendit po shkon drejt një paralize financiare?

Kush mendon se luan të zgjuarin dhe burrin e mirë të premtimeve të mbajtura e ka gabim! Shpresoj që Kuvendi i ri të mos fillojë me hetimin për falimentim me dashje të financave të shtetit! Vendimet e premtimeve të mbajtura duhet të pezullohen! Shqipëria është në krizë dhe nuk ka kohë për humor! Tallja nuk është virtyt! Ka ende kohë për reflektim për ata që e duan këtë vend edhe kur nuk janë në pushtet!- përfundon Majko.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›